Ancceloti i zhgënjyer nga barazimi me Regginën
Milan -Regina ka qënë një ndeshje e vështirë dhe nervoze për të gjithë.Karlo Ancceloti është i zhgënjyer nga barazimi me kalabrezët që i lërgon me tetë pikë nga Interi kuqezinjtë e Mialnit.Ndoshta po mendonim se goli herët a vonë do të vinte shprehet Ancceloti.Numri një i pankinës kuqezi shprehet se nuk kanë qënë të ndikuar nga derbi javës së ardhshme .Duhet më parë të fitonim këtë ndeshje kur ishim 6 pikë prapa Interit ndërsa tani duhet ta fitojmë derbin ku jemi plot tetë pikë larg zikaltërve.Më shum ëse për barazimin 1-1 ndaj kalabrezëve trajneri kuqezi është më shumë i preokupuar edhe për dëmtimin e Kaka i cili ka dalë duke çaluar nga fusha 15 minuta para fundit të ndeshjes.Lojtari duhet të bëjë një kontroll sepse ka një dëmtim në këmbë i cili nuk është njëproblem muskulor.Me siguri do të mungojë në impenjimin me Kombataren sepse në këto ditë duhet të bëjë analiza të hollësishme për të arritur te një diagnose e saktë. Ndërsa për ndeshjen ndaj Regginës Ancceloti shpjegon paraqitjen jot ë mirë të Milanit.Regina ka mbrojtësa shumë të gjatë dhe ne kemi shumë pak peshë në zonën e rreptësisë.Kemi bërë një sforco të madhe dhe i kemi provuar të gjitha mënyrat për të arritur te fitorja por nuk ia kemi dalë mbanë.Trajneri kuqezi është edhe i zhgënjyer sepse te goli i Regginës mbrojtaja kuqezi ka qënë në gjumë .Pastaj goli i kalabrezëve erdhi në aksionin e tyre të vetëm të rrezikshëm.