E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo e ka me arbitrat

Interi ka marrë në Lecce tre pikë shumë të rëndësishme por Hoze Murinjo nuk arrin ti gëzohet rezultatit dhe duke marrë spunto nga penalltia e mohuar ndaj Ibrahimovic shprehet "Disa javë më parë i kam thënë një arbitri që kishte frikë,tani them se po ndodhin gjëra të çuditshme me ne .Unë nuk flas shumë për arbitrate port ë gjithë duhet ta dinë se unë mbroj skuadrën time duke parë që askush tjetër nuk e bën një gjë të tillë. Është e çuditshme vazhdon Murinjo që Ibrahimovic të pësojë një ndërhyrje të atillë kur rezultati është 1-0 në një moment delikat të ndeshjes dhe arbitri e ndëshkon me të verdhe për simulim. Është e çuditshme se edhe kundër Torinos në San Siro në disavantazh të një goli arbitri nuk sheh një faull për penallti në favorin tonë. Gjithçka që po ndodh është shumë e çuditshme shton më tej MUrinjo. Fitorja e pastën në Lecce nuk mjafton për të ulur tonin e portugezit. Në këtë periudhë ndryshe nga muajt e parë të mi në Itali po flas për arbitrate sepse duhet të mbroj skuadrën time.Gjithsesi nëse ndodhin gjëra të tilla unë nuk mund të bëj asgjë vetëm mund të punoj dhe të shoh përpara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›