E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rugby:Anglia mposht Italin 36-11

Anglia ka mundur Italinë 36-11 ku pjesa e parë ka përfunduar 22-6 për Anglezët në Tuikenham ndeshje e vlefshme për turneun 6 shtetet.Padronët e shtëpisë kanë shënuar 1 goditje të lirë me anë të Goode në minutën e 34-të ndërsa për Italinë McLean ka transformuar 2 goditje të lira në minutat 33 dhe 39-të.Debutim negative për skuadrën e drejtuar nga Nick Mallet që mbi të gjitha kishte zbritur në fushë në Tuikenham me ambicien e deklaruar për të provuar të mposhte anglezët.Dhe nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur do të kishte qënë hera e parë pas 14-të takimeve zyrtare dhe po kaq humbjeve përballë anglezeve.Pjesa e parë është mbyllur 22-6 falë goditjes së dytë të lirë të të kaltërve të realizuar nga Mc Lean.Pesë pikët frut I aksioneve të lojës kanë mbërritur në minutën e 72-të kur në fund të një aksioni të gjatë sulmues Italia arriti me Bergamaskon të kalonte linjën e mesit të fushës. Një Angli që nuk dukej në formë të mirë por që është vendosur mirë në fishë .Ndrësa Italia është treguar më pak solide se zakonisht gjë e cila nuk ka bërë që të tregohej një skuadër më e mirë gjatë zhvillimit të garës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›