E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: Shevchenko ka vendosur të largohet

Trajneri i Çelsit, Karlo Ancelotti, ka deklaruar se sulmuesi Andriy Shevchenko ka vendosur t'i japë fund qëndrimit në Stamford Bridge.
"I kemi thënë se mund të shkojë. Sheva nuk e ka pasur mundësinë të luajë vazhdimisht prandaj ai ka vendosur të largohet", është cituar Ancelotti nga "The Irish Independent".
Sulmuesi ukrainas kërkohet me ngulm nga skuadra e tij e dikurshme Dynamo Kyiv, pastaj nga Fenerbahce dhe Zenit St Petersburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›