E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjen Roben kalon tek Bajerni i Mynihut

Arjen Roben do të shkojë tek Bajerni i Mynihut. “Supermarketi” Real Madrid po pakëson kontigjentin e lojtarëve, në përpjekje për të rregulluar disi bilancet pas shpenzimeve marramëndëse të Florentino Perez. Kolonia hollandeze po shpërbëhet, sepse pas Huntelarit qe kaloi te Milani, Shnajderit që kaloi tek Interi, është radha e Roben për të bërë valixhet gati drejt Bundesligës.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetat spanjolle dhe gjermane. Sipas shtypit spanjoll, marrëveshja për shitjen e Robenit tek Bajerni është arritur në shifrat e 25 milion eurove. Kontrata e tij me klubin bavarez është deri në vitin 2013.

Mesfushori 25-vjeçar erdhi tek Reali në vitin 2007 nga Çelsi për 35 milion euro.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›