Barcelona blen mbrojtësin Çigrinski
Është arritur marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e 22-vjeçatit në radhët e klubit katalanas. Sipas shtypit spanjoll, ukrainasit do të përfitojnë 25 milion euro nga shitja e mbrojtësit.
Shitjen e Dimitri Çigrinskit e konfirmon vetë trajneri i Shaktarit, Mirçea Luçesku. “Marrëveshja është arritur – ka shpjeguar tekniku rumun në konferencën për shtyp para finales së Superkupës me Barcelonën – kushti që ne kishim vënë ishte që Çigrinski të luajë në ndeshjen e sotme. Është një nder i madh për klubin që pas fitimit të Kupës Uefa, lojtari ynë kalon tek një nga klubet më të mira në botë.”
22-vjeçari ukrainas i bëri për vete kampionët e Europës vitin e kaluar në takimet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. “Do të jetë një ndeshje vërtet e veçantë për mua – ka pranuar mbrojtësi – por jam profesionist dhe do të jap gjithçka për Shaktarin në ndeshjen time të fundit, pa menduar për transferimin tek katalanasit.”