E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Verder Bremenin e parashikoj të vështirë

Malpensa - Milani pas arkivimit të humbjes në derbi me Interin do të përballet sonte në një transfertë të vështirë me Verder Bremenin për Kupën Uefa. Verderi është një nga skuadrat e eliminuara nga Liga e Kampioneve, dhe konsiderohet si një nga më të fortat e Kupës Uefa. Në anën tjetër për Milanin, Uefa mbetet më e arritshmja për të mos dalë duarbosh nga ky sezon, për më tepër që këtë trofe skuadra italiane nuk e ka bërë asnjëherë të vetin.

Trajneri Karlo Ançeloti e parashikon të vështirë takimin, duke deklaruar se skuadra gjermane ka një organikë me mjaft kualitete.

Në intervistën e djeshme për La Gazzetta dello Sport para nisjes nga aeroporti i Malpensës, Ançeloti është shprehur: “Përballja me Verder Bremenin është një ndeshje e fortë, pasi ata janë shumë të motivuar në fushën e vet. Verdiri luan një lojë sulmuesi, dhe ka një formacion me kualitetet të larta që sulmojnë me të gjithë potencialin e tyre. Parashikoj një ndeshje të vështirë, dhe nuk duhet ta mendojmë si një shëtitje të thjeshtë këtë transfertë”.

Ançeloti deklaron se në portë do të aktivizojë brazilianin Dida. Për Maldini kjo ndeshje do të jetë pushim, pasi sipas teknikut është e pamundur që ai të përballojë tre ndeshje brenda një jave. Në sulm do të hedhë Inzagin, pasi për momentin "Superpipo" është nga të vetmit në dispozicion të Ançelotit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›