E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia në pritje të deklaratës nga Izraeli

Ankara - Turqia pret një deklaratë gjithëpërfshirëse nga Izraeli për fjalët e Komandantit të Forcave Tokësore. Ministri i Jashtëm, Ali Babaxhan para udhëtimit që përfshin Jemenin, Bahrejnin dhe Lituaninë, gjatë përgjigjeve për gazetarët në Aeroportin Esenboa në Ankara theksoi se fjalët e Komandantit izraelit janë të papranueshme. "Në një kohë që marrëdhëniet po kalojnë një periudhe delikate, këto lloj deklaratash nuk i shërbejnë të mirës së asnjërës palë"- tha Babaxhan.

Ai tërhoqi vëmendjen se në lidhje me fjalët e komandantit izraelit për Turqinë, Izraeli nuk ka bërë ende një deklaratë të qartë dhe shtoi se Turqia pret një deklaratë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse. Ai rikujtoi se së bashku me notën që iu dha Ambasadorit të Izraelit në Ankara edhe Shtatmadhoria ndërmori nismat e duhura.

Ndërkaq, në lidhje me fjalët e Presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisjan "Karabaku nuk do ti jepet asnjëherë Azerbajxhanit" ai paralajmëroi se Armenia dhe Azerbajxhani duhet të jenë të kujdesshëm nëpër deklarata në një kohë që procesi i negociatave është në vazhdim. “Në bisedimet që patëm me Medvedevin the Putin, ne i përcollëm palës ruse se ky proces duhet të përshpejtohet patjetër dhe Turqia është e gatshme për të dhënë çdo lloj mbështetjeje"- tha Babaxhan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›