E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen sonte ndeshjet e Kupës Uefa

Ndeshjet e Kupës Uefa do të rikthehen sonte me 11 takime pas një ndërprerjeje të gjatë. Pretendentët e Milanit do të luajnë në transfertën e vështirë të Verder Bremenit. Sampdoria do të presë në fushën e vet skuadrën e Metalistit. Dy ekipet e tjera italiane, Fiorentina dhe Udineze do t’i luajnë nesër takimet e tyre.

Spanjollët e Valencias do të luajnë në transfertë me Dinamon e Kievit. Edhe Deportivo do të luajë në transfertë me skuadrën e Alborgut.

Aston Vila do të presë CSKA-në e Moskës në fushën e vet. Ndërsa Totenhemi dhe Mançester Siti do të luajnë nesër në transfertë.

Në garë janë 32 skuadra, dhe ndeshjet do të jenë me sistemin vajtje-ardhje. Më poshtë do të paraqesim takimet e ditës së sotme dhe ato të nesërmet.

Sonte
18:00 Dynamo Kyiv ? - ? Valencia
18:15 Zenit St. Petersburg ? - ? Stuttgart
18:30 Olympiakos Piraeus ? - ? Saint-Etienne
20:00 Aston Villa ? - ? CSKA Moscoë
20:35 Werder Bremen ? - ? AC Milan
20:45 Bordeaux ? - ? Galatasaray
20:45 NEC Nijmegen ? - ? Hamburger SV
20:45 Paris S.G. ? - ? Wolfsburg
20:45 Sampdoria ? - ? Metalist Kharkiv
21:00 Aalborg BK ? - ? Deportivo La Coruna
21:45 Braga ? - ? Standard Liege

Nesër
18:00 Lech Poznan ? - ? Udinese
19:45 Shakhtar Donetsk ? - ? Tottenham H.
20:05 FC Copenhagen ? - ? Manchester C.
20:45 Fiorentina ? - ? Ajax Amsterdam
20:45 Marseille ? - ? FC Twente Enschede

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›