Ancelotti: Beckhami është i gatshëm për Romën
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se David Beckham është në një formë të mirë fizike dhe është e mundshme të luajë kundër Romës.Rosonerët kanë vazhduar stërvitjet në Dubai ndërsa seanca kishte përfunduar me një autogol të Beckham. Anglezi e dërgoi topin në këndin e poshtëm, por në golin e gabuar."Është e mundur që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen me Romën. Është e vërtetë se ai nuk ka luajtur një kohë të gjatë, por ai punon shumë dhe unë kam vërtet mbresa të mira nga", ka thënë Ancelotti.