E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantët,fluks në doganat me Greqinë

Gjatë gjithë ditës së djeshme dhe që në orët e para të ditës së sotme ka nisur rikthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës në shetet fqinje Greqi, dhe në Itali. Burime zyrtare nga doganat Kakavijës dhe Kapshticës, por edhe nga porti i Durrësit kanë bërë të ditur se gjatë 12-të orëve të fundit ka patur një fluks të konsiderueshëm të kthyerish në shifra që arrijne mesatarisht nga 3500 persona deri 400 personash dhe 1200 mjete. Ndërkohë që deri në këto momente nuk janë vërejtur probleme në punimin në dogana, por radhët kanë nisur të shtohen në tokën shqiptare ku në Kakavijë mësohet se kanë arritur në 800 metra . Mësohet se doganat shqiptare në pikat e kalimit të Kakavijës e Kapshticës janë edhe duke punuar me nga tetë sportele ndërsa nga pala greke janë hapur pesë sportele. Si pasojë e takimeve të shpeshta midis zyrtarëve të të dyja palëve duket se këtë vit emigrantët shqiptare nuk do të provojnë orët e gjata në pritje të largimit për në vendet e tyre të punës. Ndërkohë mësohet se edhe situata sinoptike nuk ka qënë e favorshme pasi ne pikat e kalimit kufitar ka reshje shiu te shoqëruara edhe me ndonje reshje dëbore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›