E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rijkaard, i lumtur me punën e Guardiolës tek Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, ka lavdëruar Pep Guardiolan për mënyrën se si ai e ka udhëhequr Barcelonën këtë sezon."Jam shumë i lumtur me mënyrën se si shkojnë gjërat dhe dua ta uroj trajnerin dhe lojtarët", ka thënë ish-trajneri i katalanasve."Njerëzit kënaqen me mënyrën se si ekipi luan dhe kjo funksionon mirë. Ata janë në një pozitë të fuqishme dhe kanë një vrull pozitiv. Më pëlqen kjo", ka shtuar holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›