E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Emre në janar do të luaj me ne

Milan - Ylli i futbollit turk, Emre Belozoglu është tashmë në listën që Milan kërkon të marrë në sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Milan kërkon që në muajin janar të marrë pranë tij turkun, i cili aktualisht është i aktivizuar pranë Fenerbahçes. Shkak për këtë, gazeta tregon dëmtimin e mesfushorit, Gattuso, gjë kjo që ka shkaktuar edhe dobësimin e lojës në mesfushë të ekipit. Gazeta citon teknikun Carlo Ancelotti i cili ka një preferencë të veçantë ndaj Emres. Ndërkohë në listë ka edhe emra të tjerë si argjentinasi Ever benega, Donadel që luan me Fiorentinën, Tim Borouski që luan pranë Bajernit të Mynihut etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›