Ronaldo rizgjohet: Premtoj nje sezon fantastik

Rikthehet buzeqeshja ne fytyren e Ronaldos. Sulmuesi qe ne muajin shkurt u operua ne gjurin e djathte, ka arritur te gjeje nje klub ne vendlindje. Corinthias nenshkroi me ish lojtarin e Milanit, duke besuar plotesisht ne fuqite e tij.
“Jam krenar per ate qe kam bere. Projekti i Corinthias eshte fantastik dhe 2009-ta do jete nje vit i madh per mua. Do te jete nje sfide e madhe por do jap maksimumin dhe jam i bindur se gjithcka do shkoje mire”, tha Ronaldo ne nje interviste per “Sport Tv”.
Ne vijim, ai kerkoi te ule me kembe ne toke tifozet e skuadres, duke u thene atyre se nuk duhet te presin mrekulli qe ne fillim, pasi pershtatja do jete shume e veshtire.
“Tashme jam nje ekspert pasi i kam jetuar keto situata dhe e di se do kete probleme muskulare. Mendoj se me kalimin e kohes do mesohem te gjej ritmin dhe te stervitem me normalitet. Kjo lufte nuk ka qene asnjehere e lehte, por kam gjithcka me duhet per te fituar”, theksoi ish “fenomeni”.
Ne fund te intervistes, ai falenderoi klubin per besimin qe i ka dhene dhe shtoi se sezoni 2009 do jete fantastik.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code