E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoffenheim blen portierin Timo Hildebrand

Pasi trajneri ka ndertuar nje skuader te afte per te shenuar sa me shume dhe per te zhvilluar nje ritem te shpejte loje, tashme ai mendon per te siguruar edhe katerkendeshin e portes.

Hoffenheim kerkon ta mbylle me sukses sezonin e nisur me kemben e mbare ne Bundeslige. Kur kane kaluar me shume se 3 muaj nga fillimi i sezonit, skuadra e ardhur nga Bundesliga 2, e shikon veten ne krye te renditjes bashke me Bayern Munchen dhe nuk kerkon te heqe dore nga kjo enderr.

Pasi trajneri ka ndertuar nje skuader te afte per te shenuar sa me shume dhe per te zhvilluar nje ritem te shpejte loje, tashme ai mendon per te siguruar edhe katerkendeshin e portes. Keshtu, presidenti ia ka plotesuar deshiren duke blere nga Valencia portierin gjerman Timo Hildebrand.

29 vjecari rikthehet ne atdhe pas nje eksperience te hidhur ne token iberike, duke kerkuar madje edhe vendin ne kombetaren e Loew. Kete fundjave, Hoffenheim do tentoje te arrije nje tjeter fitore per te mbajtur kreun. Ne fushen e skuadres modeste do te udhetoje skuadra e Schalke 04.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›