E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkrahet Mancini

Roberto Mancini do të mbetet menaxher i Manchester Cityt për “shumë vite”, ka thënë presidenti i klubit, Khaldoon Al Mubarak. City nuk arriti të përfundojë në pozitën e katërt dhe spekulohej se posti i Mancinit është në rrezik. Mirëpo, Al Mubarak ka përkrahur trajnerin italian. “Roberto ka bërë punë të shkëlqyeshme dhe do të mbetet me ne për shumë vite. Jam shumë i lumtur si dhe pronari Sheikh Mansour është i kënaqur me punën e Mancinit”, tha Al Mubarak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›