Bouma, i lirë

Aston Villa ka njoftuar mbrojtësin Wilfred Bouma se mund të largohet nga klubi si futbollist i lirë gjatë verës. Bouma, 31 vjeç, ka qëndruar jashtë fushës nga muaji korrik i vitit 2008, kur lëndoi nyjën e këmbës në ndeshjen e Kupës Intertoto kundër ekipit danez Odense.
“Ai ka qenë i pafat nga lëndimet. E vlerësoj lart dhe e falënderoj për kontributin që ka dhënë prej ardhjes time në klub”, tha menaxheri i Aston Villas, Martin O’Neill, për ueb faqen zyrtare të klubit.