E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjika: Flamurtari rrezikohet nga pazaret

Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, njëherësh edhe krybashkiaku i qytetit të Vlorës, paralajmëroi se Flamurtari rrezikon rënien nga Kategoria Superiore për shkak pazareve të ulëta të ekipeve të tjera.

Gjika, 47 vjeç, i diplomuar për gjuhën frënge dhe ish-prefekt i qarkut Vlorë, pohoi për “Panorama Sport”: “Skuadra ndodhet në këtë pozicion (vendi i 10-të në Superligë) për shkak të pazareve të ulëta që kanë ekipet e tjera. Gjatë ndeshjeve të fundit ne i këmi parë vetë, dhe nuk besoj se për komente të tjera për pazaret dhe presionet e ndryshme që i janë bërë ekipit tonë”.

Gjika, një anëtar i Partisë Socialiste dhe mbështetës i hapur i Armand Dukës në zgjedhjet e fundit për president në FSHF, pranoi hapur se klubi i tij kishte gabuar në merkaton e zhvilluar në fillim të sezonit.

Flamurtari në 23 ndeshjet e zhvilluara të këtij sezoni ka grumbulluar 24 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 11-të. Gramozi renditet i fundit me 19 pikë. Ndeshja e ardhshme e Flamurtarit është ajo kundër Tiranës.

Gjika: “Flamurtari nuk është ekip i pazareve dhe Tirana do e kuptojë dhe do të marrë atë që meriton”.

Flamurtari, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, fitoi 3-1 në “Qemal Stafa” në ndeshjen e parë të kampionatit, ndërkohë që humbi 2-0 me në Vlorë me kampionët në fuqi të Superligës.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 11 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›