E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotina vazhdon në Deportivo

Klubi spanjoll Deportivo La Coruna ka njoftuar të premten se trajneri Miguel Angel Lotina ka arritur marrëveshje për drejtimin e ekipit edhe për një sezon tjetër.

Lotina, 52 vjeç, ka drejtuar Deportivon nga viti 2007 dhe, pavarësisht buxhetit të reduktuar, ai ka mbajtur ekipin më mesin e tabelës në La Liga.

Deportivo La Coruna aktualisht zë pozitën e gjashtë në La Liga dhe synon të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›