E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Nuk jam strateg sulmues


Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qeshur me pohimet e fundit se skuadra e tij duhet të sulmojë nga fillimi ndaj Manchester Unitedit nëse dëshiron ta fitojë titullin.

"Nuk e konsideroj veten të jem një strateg sulmues. Unë jam italian dhe filozofia e futbollist italian është defensiva. Më pëlqen baraspesha. Jam strateg i balancuar".

"Ky është synimi ynë, të sulmojmë dhe të luajmë futboll, por gjëja e parë është që të vazhdojmë me baraspeshën, sepse nuk dua të pranoj gol".

"Mënyra më e lehtë për të shënuar janë kundërsulmet. Në Itali, skuadra që fiton titullin nuk është ajo që shënon më shumë, por ajo që pranon më pak gola", përfundoi Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›