E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure: Gallas nuk është lider


Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, ka kritikuar ish-bashkëlojtarin e tij te Arsenali, William Gallas, duke thënë se ai mendon më shumë për veten se për ekipin.

Toure, 29-vjeçar, kishte pasur një përplasje me Gallas gjatë sezonit të kaluar. Më pas Gallas u shkarkua nga roli i kapitenit pasi kishte publikuar një zënkë që kishte ndodhur në dhomën e zhveshjeve të topçinjve.

"Ai mendon më shumë për vetveten. Një lider është ai i cili mendon për gjithë ekipin", ka thënë Toure për "The Sun".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›