E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 26-të e Superligës, rezultatet

Tirana eshte kthyer te fitorja ne javen e 26-te te Superliges, pasi ka mundur 1-2 Apolonine ne ndeshjen e pare te Sulejman Staroves ne pankinen e skuadres bardheblu. Kjo e fundit do te gjente shume shpejt golin e avantazhit me Plakun qe do te godite sakte duke derguar topin ne rrjete. Tirana do te dyfishonte rezultatin ne minuten e 32-te me Muzaken, gol ky qe do te mbyllte dhe pjesen e pare te takimit. Megjithe përpjekjet Apolonia do te gjente golin vetem ne minuten e 82-te. Berkic do te ekzekutonte sakte nje 11-metersh te fituar nga vete ai. Gjithsesi vendasit nuk do te arrinin te dilnin me pike nga kjo sfide, pasi Tirana ka ruajtur fitoren qe e fut perseri ne gare per vendin e dyte.

Nje fitore te rendesishme ne transferte ka arritur Skenderbeu, qe ka mundur 1-2 Kastriotin, nje rival te drejtperdrejte sa i perket objektivit per qëndruar ne Superlige. Megjithese vendasit kane shenuar te paret me Babic, skuadra korçare e drejtuar nga Josa ka përmbysur gjithcka ne pjesen e dyte me dy gola te shpejte te Roshit dhe Markovic.

Shkumbini ka mundur 2-1 Gramozin. Pjesa e pare e takimit do te mbyllej ne barazim 1-1 pas golave te Gjyles per vendasit dhe Hotit per skuadren kolonjare. Gjithesi Shkumbini do te merrte tri piket fale golit te fitores te shenuar me penallti nga Caushaj. Ne ndeshjet e tjera te javes se 26-te te Superliges Flamurtari ka mundur 2-1 Dinamon. Vllaznia ka fituar 2-0 ndaj Beses, ndersa Teuta-Laci eshte mbyllur ne barazim pa gola.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›