Ancelotti-Real Madrid, marrëveshja në Katar

Zyrtarizimi i Carlo Ancelotit në Real thuhet të jetë vetëm çështje orësh. Trajneri i PSG-së thuhet se është në bisedimet e fundit me zyrtarët e Realit.
Takimi është duke u mbajtur në Katar ku protagonistë janë Jose Angel Sanchez dhe Carlo Ancelotti.
Të gjitha detajet thuhet se kanë përfunduar dhe se Reali është pajtuar që të paguaj shumën prej 4 milion eurosh për të prishur kontratën PSG-Ancelotti./Indeksonline/