Serbia notë proteste ndaj Kosovës

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë kanë paralajmëruar paraqitjen e një ankese në Federatën zvicerane të futbollit, në rast se dëshmohet se është shkelur procedura e FIFA-s nga Përfaqësuesja e Kosovës U21, në turneun “Valais Cup”.
Kryetari i FFS-së, Tomislav Karaxhiq, ka bërë të ditur për mediat serbe se do të kërkojnë nga ambasada e tyre në Zvicër një raport të gjerë nga turneu “Valais Cup”. Sipas tij, nëse vërtetohet se në këtë turne janë shkelur procedurat e vendosura nga FIFA, përkatësisht nëse Përfaqësuesja e Kosovës U21 është paraqitur në këtë turne me flamur dhe himn.
Kosova në turneun e Zvicrës ku morën pjesë edhe Brazili, Gana e Egjipti është paraqitur me flamur dhe himn, derisa në ndeshjen e parë kundër Ganës ka humbur pas penalltive 5:4 (2:2 në kohën e rregullt), derisa është mposhtur me rezultat të thellë nga Egjipti, 0:8./indeksonline/