E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti serb debaton për Kosovën

Me kërkesë të radikalëve sot Parlamenti i Serbisë do të debatojë rreth Kosovës, me theks të veçantë rreth fillimit të negociatave me Prishtinën zyrtare.

Po ashtu edhe kryeministri Mirko Cvetkovic dhe anëtarët e kabinetit të tij, do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve lidhur me “definimin e politikës së Serbisë rreth Kosovës, në bazë të rezultateve të deritanishme të bisedimeve të ekipit negociues serb me institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

Ditë më parë, shefi e ekipit negociues serb, Borisa Stefanovic bëri të ditur se nga mesi i majit do të mbahet takimi i radhës midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës lidhur me çështje teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›