E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti e do Maloudan në PSG

Edhe pse ende nuk e ka marrë zyrtarisht postin e trajnerit të Paris Saint Germain, trajneri Carlo Ancelotti ka filluar të mendojë për ndërtimin e skuadrës.

Sipas mediave franceze, respektivisht të përditshmes ‘Le Parisien’, ish trajneri i Juventusit, Milanit dhe Chelseas, dëshiron ta ketë në dispozicion mesfushorin e majtë francez, Florent Malouda, i cili pritet të ndahet me klubin londinez, ose në janar ose gjatë verës.

“Malouda duket të jetë njëri prej prioriteteve të Carlos. Ai e vlerëson lartë kontributin e Maloudas nga e majta dhe shpirtin e tij luftarak. Nga lojtarët aktualë të PSG që luajnë në këtë pozitë, asnjëri po nuk e bind trajnerin e ri”, shkruan ‘Le Parisien’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›