Armand Duka në Ora Sport

Presidenti i FSHF-së Armand Duka rrëfen ekskluzivisht në Ora Sport 2011-tën e futbollit shqiptar.Duka ka thënë se në pjesën e dytë të edicionit kualifikues Kombëtarja u shthur dhe situata degradoi.Për këtë faj ka pasur edhe trajneri Kuzhe p or edhe futbollistët. Kreu i
FSHF-së ka saktësuar se kroati edhe vetë e kuptoi që nuk mund të vazhdonte. Presidenti Duka për herë të parë rrëfen prapaskenat e negociatave me Besnik Hasin.
Duka tregon se cfarë kërkon nga De Biazi dhe shton se emërimi i italianit nuk mund të quhet një bast i tij.
De Biazi e ka bërë gati programin e Kombëtares për vitin që vjen ndërsa synohet miqësore me një skuadër big.
Në lidhje me stadiumin, numri një i futbollit shqiptar shton se vlerësimi i bërë nga Ministria e Ekonomisë nuk është realist. Sipas Dukës
Federata është e gatshme të bëjë gjithçka vetëm për ta pasur stadiumin.
Presidenti ka analizuar edhe problemet aktuale të futbollit shqiptar si dhuna
dhe trukimet.
Si arritje të 2011-tës zoti Duka ka cilësuar vendin e 50-të në FIFA ,miqësoren me Argjentinën, rezultatet e ekipeve të moshave dhe reformën në menaxhimin e futbollit shqiptar.Rrëfimin e plotë të Presidentit të FSHF-së Armand Duka do e ndiqni ditët në vijim në RTV Ora News .