Ancelotti i premton besnikëri Evertonit

Carletto Ancelotti ndihet mirë te Everton dhe do të donte të qëndronte për aq kohë sa të ishte e mundur. Trajneri italian betohet për dashurinë e tij për Toffees, një klub që e çoi në majën e Premier League. Carletto, pasi u largua nga Napoli, është “martuar” me Everton dhe në bregun e Merseyside është duke bërë gjëra të mëdha, duke fituar vlerësimin e klubit dhe dashurinë e tifozëve. Me Toffees kontrata e tij do të skadojë në Qershor 2024.
Ancelotti, nuk është i vendosur për të ardhmen e tij, duke pranuar që Liverpool tani është qyteti i tij i dytë dhe Everton shtëpia e tij e re: “Unë do të doja të isha këtu kur të përurohet stadiumi i ri”. Objektit të ri të klubit anglez i është dhënë drita jeshile nga Këshilli i Qytetit i Liverpool dhe tani po pret dorën e fundit nga Qeveria, dhe nëse gjithçka shkon mirë, mund të shohë dritën për sezonin 2024/25.
“Kjo do të nënkuptojë që unë kam bërë një punë të mirë, se kontrata nuk është ndërprerë dhe se ajo do të vazhdojë – specifikon Ancelotti -. Unë jam mirë këtu dhe do të doja të qëndroja sa më gjatë të jetë e mundur”.