Pandemia frenon martesat dhe lindjet

28.075 foshnja, ose 1,7 % më pak se një vit më parë u lindën gjatë 2020-ës në Shqipëri. Qarku i Kukësit shënoi rënien më të madhe, 21.1%:
Nga 1 103 lindje në vitin 2019, në 2020-ën në Kukës u lindën 870 bebe, ose 233 më pak. Nertila Sula, mjeke në Konsultoren e Nënës dhe Fëmijës Kukës na pohon të njëjtën rënie:
Por veç faktorëve të njohur, pasiguria për shkak të pandemisë duket të jetë një tjetër faktor frenues i lindjeve.
Numri më i lartë i lindjeve për vitin 2020 shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.387 lindje, ndërsa ai më i ulët regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 504 lindje.
Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019, e zë qarku i Lezhës, me 3,3 %.