E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti kandidat per stolin e Arsenalit


Ish-trajneri i Çelsit, Milanit dhe Juventusit, Carlo Ancelotti, mund të shndërrohet në trajnerin e ardhshëm të Arsenalit, informon ditën e sotme e përditshmja britanike “The Guardian”.

Pas fillimit më të dobët të 15 viteve të fundit, pozitat e Wenger në klubin e madh londinez janë më të lëkundura se kurrë dhe burime brenda Arsenalit pranojnë për tabloidin se mundësia e zëvendësimit të trajnerit është bërë reale.

Nëse diçka e tillë do të ndodhë, Ancelotti shihet si favorit për t’u ulur në stolin e “Emirates” në vend të trajnerit që drejton “topçinjtë” që prej vitit 1996. Arsenali ka fituar tre herë titullin dhe është renditur në pesë raste të tjera në vendin e dytë nën drejtimin e Wenger, por shitja sistematike e futbollistëve të mëdhenj në vitet e fundit ka bërë që klubi të mos jetë më në gjendje të rivalizojë për vendet e larta në klasifikim në këtë sezon.

Nga ana e tij, në një prononcim për mediat italiane, Ancelotti pranoi dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premier League. “Kam një lidhje të fortë dhe kujtime shumë të bukura nga dy vitet e mia të qëndrimit tek Çelsi. Për një trajner, Anglia është vendi perfekt”, deklaroi italiani.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Spanja dhe Holanda, kokë grupi në Euro 2012
Spanja dhe Holanda kanë siguruar vendin në vazon e parë në hedhjen e shortit për Kampionatin Europian të futbollit, në plan për t’u zhvilluar gjatë vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë. Milan-Inter, nisja më e keqe në dy dekada
Humbja e ditës së dielë ndaj Juventusit (2-0) shndërron Milanin në mbajtës një rekordi negativ, atë të kampionit me nisjen më të dobët në dy dekadat e fundit në Serisë A. Zidane: Trajner i Francës? Pse jo
Zinedine Zidane, drejtori i futbollit i ekipit të parë të Real Madrid, dha një intervistë për ‘Le Parisien’ në të cilën nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së detyrës së trajnerit të përfaqësueses franceze në një të ardhme. Spanjë, fitore për Barcelonën dhe Realin
Këtë herë Barcelonës i ka mjaftuar 1 gol për të marrë fitoren në Ligën BBVA përballë Sporting Gijon. Marchisio fundos Milanin
Juventusi ka fituar përballjen e madhe të kësaj jave të Serisë A me Milanin, duke e mundur në fushën e tij me rezultatin 2-0.


Lajmet kryesore

Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Apeli e rikthen për gjykim në Shkallën e Parë
Rama: Dua përgjigje për paktin
Berisha: Debat me Ramën në 2013
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Censusi, verifikimi, pas deklarimit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›