Dacic Konference nderkombetare per Kosoven

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe cështjet “e kontestuara” të saj.
Në një prononcim për një televizion serb, Dacic është shprehur se Beogradi zyrtar duhet të dalë me një qëndrim konkret mbi statusin e serbëve të Kosovës, duke aluduar për opsionin e ndarjes së shtetit të ri të Ballkanit.
“Serbia nuk duhet të ëndërrojë më se e gjithë Kosova do të mbetet në territorin e saj”, është shprehur Dacic, njëkohësisht zëvendëskryeministër.
“Në këtë kontekst, duhet një konferencë ndërkombëtare për cështjet e kontestuara, të Serbia nuk duhet të ëndërrojë më se e gjithë Kosova do të mbetet në territorin e saj
Ivica Dacic
Ministër i Brendshëm i Serbisë cilat nuk do të zgjidhen kurrë pa një konferencë të tillë”, ka vijuar ai.
Ministri i Brendshëm ka shtuar më tej se samiti i Dejtonit la të hapur mundësinë për zgjidhjen e të gjitha cështjeve të kontestuara në ish-Jugosllavi.
Prej kohësh qarqe të ndryshme politike në Serbi propozojnë shkëputjen e veriut të Kosovës në këmbim të njohjes së shtetësisë së saj.
Por ky opsion kundërshtohet nga qeveria e Prishtinës dhe faktori ndërkombëtar, që në takimet me zyrtarët kosovarë në Nju Jork deklaruan se territori i Kosovës është i paprekshëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kurti: Plani operacional, i dështuar
Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar si të dështuar planin operacional të qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit
Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar. Ndahen cmimet e “Pri Film Fest”
Është filmi Loverboy i regjisorit rumun Catalin Mitulescu triumfuesi i Edicionit të tretë të festivalit nderkombetar te filmit te Prishtines. Betonohet ura mbi lumin Ibër
Menjëherë pas përfundimit të një ndeshjeje volejbolli ekstremistët serbë të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës kanë betonuar barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër. Kontroll në burgun e Dubravës
Policia e Kosovës organizoi një aksion kontrollues në burgun e Dubravës me urdhër të Gjykatës së Pejës.
Lajmet kryesore
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Apeli e rikthen për gjykim në Shkallën e Parë
Rama: Dua përgjigje për paktin
Berisha: Debat me Ramën në 2013
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Censusi, verifikimi, pas deklarimit