Konferencë në Ulqin

Në datat 7 dhe 8 tetor në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi do të mbahet konferenca"Kultura Krajane me veçoritë Shestanas në rrjedhat e shekujve". Kjo konferencë do të ketë në qëndër të saj dukuritë Etnokulturore të Krahinës shqiptare të Krajës, në Malin e zi si dhe do te diskutohen edhe problemet e kulturës tradicionale, në këtë zonë.
Studiuesit shqiptarë realizuan një ekspeditë në muaj qershor në krahinë e Krajës në Mali e Zi. Afërdita Onuzi e cila ishte pjesë e ekspeditës, pohon se është vërtetë impresionuese që banorët e zonës së Krajës, ruajnë ende me fanatizëm veshjet muzikën dhe gatimet tradicionale shqiptare.
Konferenca mbahet në bashkëpunim me institutit e albanalogjisë dhe Shoqatës kulturore të shqiptarëve në malin e zi "Gjon Buzuku". Në të do të shpalosin referatet e tyre studiues shqiptare nga mali i zi, kosova, Maqedonia si dhe studiues Malazezë.