Ancelotti për Casillas, trajneri për Diego Lopez

Dilemë e madhe pritet të jetë për portën e Realit në këtë edicion. Carlo Ancelotti ende nuk e di se më kë do të startoi nesër në ndeshjen ndaj Betisit.
Sipas burimeve në skuadrën e Realit, Ancelotti preferon të startoi me Iker Casillas. Por ndryshe mendon trajneri i portierëve të Realit.
Ai i ka propozuar Ancelottit të startoi me Diego Lopez. I pyetur për këtë dilemë, Ancelotti tha se nuk është aspak e lehtë për të.
"Casillas ose Lopez? Për mua është një vendim i vështirë. Të dy janë në formë të lartë por duhet të vendosim nesër" deklaroi Ancelotti./Indeksonline/