E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osvaldo gjithnjë e më afër Tottenhamit

Pas problemeve me tifozët, largimi i Pablo Osvaldos nga Roma është i pashmangshëm. Derisa më herët Southampton ishte favorite për shërbimet e tij, tani duket që ai është pranë londinezëve të Tottenham.

Sipas mediave italiane, këta të fundit kanë dërguar një ofertë prej 15 milionë eurosh te Roma, teksa janë në pritje të përgjigjes së klubit ‘verdhekuq’.

Përpos Osvaldos, Tottenham ka treguar interesim të jashtëzakonshëm edhe për dy lojtarët tjerë të Romës, Miralem Pjaniq e Erik Lamela, por duket që krerët italian nuk dëshirojnë të dëgjojnë për shitjen e tyre./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›