Juventus, Conte blindon skuadrën përpara Superkupës
Antonio Conte nuk di të ndryshojë. Trajneri i bardhezinjve nuk është aspak i qetë më gjendjen e ekipit në këtë prag sezoni ndaj edhe po bën përgatitje intensive për sfidën ndaj Lacios. Takimi i të dielës në mbremjë do të jetë një sfidë e zjarrtë, ku Petkoviç do të kërkojë të befasojë zonjën e vjetër. Juventusi e ka të qartë që ky trofe është i nevojshëm pasi me fitimin e Superkupës barazohet edhe Milani me 6 trofe të fituara. Trajneri i bardhezikaltërve dje ka zhvilluar edhe stërvitjen në fushën e Olimpikos. Lacio me shumë mundësi do të luajë me skemën 4-2-3-1, ku një post titullari parashikohet për Canën dhe Hernanes.
Ndërkohë Juventusi ditën e djeshme ka zhvilluar stërvitjen me dyer të mbyllura për tu ruajtur nga ndonjë spiun i lacialve. Bardhezinjtë po bëjnë përgatitjet e fundit ndërkohë që ka sinjale pozitive nga mbrojtësi më i mirë i Serisë A në sezonin e kaluar, Brazajli. Ai është stërvitur me grupin dhe me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë.
Antonio Conte po zhvillon nga dy séanca stërvitje në ditë, ndërsa duket se ka piketuar edhe 11-shen anti-Lacio. Ai do të luaj me skemën 3-5-2. Ku në portë do të jetë Bufon, përpara tij Kielini, Bonuçi dhe Barzajli. Në mesfushë me shumë mundësi Pogba do të fitojë vendin e Markizios. Ndërsa të konfirmuar janë Asamoah, Lishtejner, Pirlo dhe Vidal.
Në sulm Conte nuk ka shumë dyshime nga minuta e parë do të jenë Vuçiniç dhe Tevez. I pari është në formë shumë të mire, ndërsa i dyti po shfaq një dëshirë të madhe për tu përmirësuar. La Gazzeta dello Sport bën të ditur se stadium se Olimpico do të jetë i mbushur plot, pasi deri tani janë blere rreth 54 mijë bileta. Arbitri i takimit do te jetë Roki.
Për sfidën e së dielës ka folur edhe Markizio që tha se nuk ka asnjë vend për panik dhe se Juventusi është kampionia e Italisë dhe do të jetë pretendente për ta fituar këtë sfidë.
Në vazhdim të intervistës së tij për mediat italiane Markizio vlerësoi shumë Tevezin që e cilëson si një kampion të vërtetë dhe nuk e fsheh dot faktin që është shumë pozitive që ky takim do të luhet në Itali dhe jo në Pekin, si sezonet e kaluara.
Sfida mes Juevntusit dhe Lacios do të luhet nesër ora 20:45 dhe do të jetë një provë zjarri për Antonio Conte dhe ekipin e tij që këtë sezon ende nuk kanë treguar se kush janë në të vërtetë. Ndërsa Cana me shokë premton rivalitet dhe spektakël.