Ancelotti preferon Premierligën

Ish menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti ka pranuar pret mundësinë e një tjetër angazhimi në Premierligë.
Ancelotti, i cili ishte emëruar menaxher i Chelseas më 2009, u shkarkua nga detyra në fund të sezonit të kaluar pas përfundimit të edicionit pa ndonjë trofe. Italiani fitoi Premierligën dhe FA Cup në sezonin e tij debutues në Stamford Bridge dhe vazhdon të ketë simpati për futbollin anglez.
“Premierliga është liga më e mirë në Evropë. Do të doja të kthehem atje nëse është e mundshme” tha Ancelotti për BBC Radio Five Live.