E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti shkarkohet, Drogba largohet?

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, pritet që të largohet nga klubi londinez gjatë verës, ndërsa Carlo Ancelottit pritet t`i tregohet dera nga pronari Roman Abramovich, njofton Sunday Times.

Real Madridi duket se është favorit për firmën e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, pasi Drogba nuk është aspak i kënaqur me situatën e krijuar përreth klubit.

I pakënaqur me situatën e krijuar është edhe pronari Roman Abramovich, i cili është fare pranë verdiktit për shkarkimin e strategut italian. Pos të tjerash, në listën e Abramovich sipas mediave angleze për afatin kalimtar veror janë futbollistë si Steven Pienaar dhe Sergio Aguero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›