E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA dhe Rusia, marrëveshjen për Kupën e Botës

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka qëndruar në Shën Petersburg për të nënshkruar zyrtarisht deklaratën që e bën Rusinë vendin organizator të Kupës së Botës më 2018.

Para ceremonisë së nënshkrimit, Blater takoi kryeministrin rus, Vladimir Putin, i cili u zotua se Moska do të shpenzojë miliarda dollarë për të përgatitur infrastrukturën e duhur.

Rusia u shpall vendi organizator i Kupës së Botës në dhjetorin e kaluar. Në garë ishte Anglia, si dhe dy oferta të përbashkëta, njëra mes Holandës dhe Blegjikës dhe tjetra mes Spanjës dhe Portugalisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›