E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Emanuelson lojtar i Milanit

Skuadra e Milanit ka siguruar nënshkrimin e anësorit holandez Urby Emanuelson, të cilin e ka transferuar nga Ajaxi.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me kuqezinjtë dhe kështu i ka dhënë fund qëndrimit gjashtëvjeçar te klubi i tij i qytetit.

Emanuelson e ka filluar karrierën si mbrojtës i majtë, mirëpo me kalimin e kohës ai ka luajtur edhe si mesfushor anësor, madje thuhet se ai mund të luajë edhe si sulmues te Milani kur të jetë nevoja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›