Ancelotti trajner, Zidane asistent!?

Largimi i mundshëm i Jose Mourinhos nga Real Madrid, pritet të sjellë shumë ndryshime në Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez e ka në plan sjelljen e Ancottit në pankinën e Realit. Por Perez dëshiron që krah i djathtë i Ancelottit të jetë një ish yll i Real Madridit. Perez i ka propozuar Zinedine Zidanit që të jetë asistent i Ancelottit.
Zizu edhe ashtu është pjesë e kryesisë së Realit por Perez ka dëshirë që ai të fitoj përvojën e duhur që në një të ardhme të afërt të jetë trajner i galaktikëve./indeksonline/