E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika: Partizani, ndërthurje e talentit me eksperiencën

Partizani likaNga Edmond Sufaj

Sipas trajnerit të të kuqve, skuadra do të tentojë të afrojë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, por duke ruajtur bazën e të rinjve

Pas arritjes së objektivit kryesor, ngjitjes në Superligë, Partizani po mendon për skuadrën e ardhshme që do të marrë pjesë në elitë. Stafi teknik me në krye trajnerin, Hasan Lika kanë piketuar dhe elementët që duhen të afrohen në skuadër.

Normalisht që skuadra ka nevojë të forcohet me elementë cilësorë dhe me eksperiencë. Mund të them se të gjitha repartet kanë nevojë për afrime lojtarësh, duke nisur që nga portieri, theksoi Lika. Partizani ka zhvilluar një fazë të dytë shumë të mirë, rezultatet e së cilës e ngjitën atë në Superligë.

Por suksesi i skuadrës është shoqëruar edhe me pësimin e shumë golave. Kjo gjë ka bërë që afrim i mundshëm është dhe ai i Besës së Kavajës, Alban Hoxha. Portieri kavajas është njëri nga elementët që është në listën e afrimeve tona. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe elementë të tjerë, të domosdoshëm për ekipin, tha Lika.

Partizani kërkon të rikthehet atje ku e ka vendin, kjo për shkak të historisë që mbart ekipi legjendar. Edhe pse ekipi rikthehet pas katër vitësh në elitën e furtbollit shqiptar, drejtuesit dhe stafi teknik janë të bindur që Partizani do të jetë ai i dikurshmi që në debutimin në Superligë. Partizani për vetë emrin që ka do të tentojë që të jetë në majat e futbollit shqiptar.

Objektivat e skuadrës janë të nënkuptueshme për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Për këtë po projektojmë një ekip që do të ketë bazën e tij një ndërthurje midis talentit të lohtarëve të rinj me eksperiencën dhe cilësinë e lojtarëve që do të tentojmë të afrojmë në ekip, theksoi Lika.

Javëne shkuar, Partizani zhvilloi një ndeshje duke reflektuar Fair-Play në fushën e lojës përballë Besëlidhjes në Yrshek. Barazimi në atë ndeshje i shkoi në favor Dinamos, e cila tashmë ka arritur të shpëtojë nga rënia në kategorinë e dytë. Kjo është një mbyllje shumë e veçantë e skuadrës në ndeshjet e shtëpisë në ligën inferiore.

Dyndje tifozësh drejt Lushnjes

Në takimin e fundit në kategorinë e parë, Partizani do të udhëtojë në Lushnje për tu ndeshur me vendasit në stadiumin Roza Haxhiu. Për këtë sfidë ka një intersim të jashtëzakonshëm nga tifozëria e kuqe, të cilët priten të jenë të shumtë në këtë përballje. Edhe pse kjo sfidë nuk ka rëndësi për skuadrat, ajo pritet të jetë spektakolare edhe për faktin se tapeti i stadiumit do tw jetw i ri. Kjo përballje konsiderohet si sipari i ndeshjeve të Superligës, pasi të dyja ekipet do të jenë pjesë e 10 skuadrave që do të përbëjnë dhe kampionatin e ardhshëm.   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›