E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kuqtë, drejtuesit pezullojnë Devollin

devolliPas zënkës me lojtarin tjetër të të kuqve, Julian Malon në pushimin e ndeshjes ndaj Besëlidhjes, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur pezullim pa afat për mesfushorin

Përpara zhvillimit të seancës stërvitore për Partizanin, drejtuesit kryen një mbledhje me skuadrën, ku u bë i ditur pezullimi pa afat i Bledar Devollit, për shkak se ka goditur kolegun e tij, Julian Malo gjatë pushimit të ndeshjes ndaj Besëlidhjes. Nga ana tjetër, Malo është paralajmëruar për përjashtim në rast se përsëritet e njëjta sjellje në të ardhmen.

Në pushimin e ndeshjes ndaj lezhjanëve, lojtarët kanë nisur grindjen e tyre, e cila degjeneroi në hyrje të dhomave të zhveshjes. Lojtarët kanë goditur njëri-tjetrin, duke lënë një shije të hidhur në skuadër. Kjo nuk është hera e parë që Devolli pezullohet pa afat nga skuadra. Pezullimi i tij i parë ka ndodhur pas humbjes në Pukë ndaj Tërbunit.

Por me kalimin e kohës, Devolli u rikthye në skuadër. Në seancën e djeshme stërvitore, Devolli nuk mori pjesë, kjo pas masës ndëshkimore. Partizani ka qenë strikt në lidhje me masat ndëshkimore ndaj lojtarëve të kuq, masa që kanë ndikuar drejtpërdjejtë në harmoninë e skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›