Andi Lila firmos me bardheblute e Tiranes
Mbrojtesi kavajas Andi Lila eshte perforcimi i radhes i Tiranes. Pas shume hamendjeve se cili do te ishte klubi i ri i ish-mbrojtesit te Beses se Kavajes, Lila vendosi per Tiranen, ndonese mund te kalonte me shume lehtesi jashte shtetit. Gjithsesi, ne kontraten e tij parashikohet qe nese Lila, ka nje oferte nga nje klub jashte shtetit ai eshte i lire te largohet. 23-here kampionet jane mbushur me te rinj si kurre me pare, te pakten ata qe po sterviten me skuadren e Tiranes ne Maqedoni. Ne porte jane Eni Malaj e Klajdi Kuka. Ne mbrojtje rreshtohen: Muca, Kazazi e Tafaj. Mesfusha kompletohet me Migel Metanin. Edhe sulmi ka disa te rinj te talentuar: Ergys Sorra e Blerti Hajdari. Te gjithe keta jane pelqyer nga trajneri kroat i bardhebluve, Bllazhe Slishkovic. Ketyre u shtohen edhe Erbim Fagu e Jetmir Stefa, qe jane titullare ne ekipin e pare.