E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani i lumtur per portierin e ri, Bakaj

Partizani arriti nje barazim pa gola kunder Shiroki Brijeg (0-0) ne ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes UEFA. Fakti qe te kuqte e kryeqytetit do ta luajne ndeshjen e kthimit ne Tirane, i ben te favorizuar ata. Bosi i Partizanit, Albert Xhani, pervec faktit se ekipit te tij iu mohua nje gol ne minutat e fundit, dha edhe nje mendim per portierin e ri, Edvan Bakaj: "Pervec rezultatit pozitiv qe morem ne Bosnje, tha Xhani per "Sportin Shqiptar", jam i kenaqur edhe me faktin se Partizani ka fituar nje portier, pasi i riu Edvan Bakaj beri nje paraqitje te shkelqyer, duke e shperblyer besimin e dhene per te mbrojtur porten e skuadres sone". Vete Edvan Bakaj, duke folur per mediet, eshte shprehur me modesti: "Bera thjesht detyren", nderkohe qe faqja zyrtare e UEFA-s, uefa.com e vleresoi me nota pozitive paraqitjen e tij. Ne vleresimet e bera nga media sportive boshnjake, permes portalit abcportal.info, Bakaj u vleresua me noten 6, nderkohe qe kapiteni Ardit Beqiri (nota 7), u votua edhe si lojtari i ndeshjes. Ndeshja e kthimit do te luhet me 31 korrik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›