E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andi Lila pritet te jete titullar ne derbin e Shqiptareve

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Skuadra e Iraklisit te Selanikut, do te zhvilloje neser nje ndeshje shume te veshtire. Do te jete nje ndeshje derbi, ne mes dy skuadra te Selanikut, Iraklis v Aris. Ne keto skuadra kane disa shqiptare ne rradhet e tyre, dhe kjo ndeshje pervec derbi i ketij qyteti doi te jete dhe nje deri shqiptaresh. Keshtu tek skuadra e Aris, si zakonisht pritet qe Kristi Vangjeli, mbrojtesi shqiptar i Aris te jete titullar ne kete ndeshje. Nga ana tjeter, tek Iraklis pritet qe te jete titullar dhe Andi Lila, i cili eshte thirrur per here te pare ne 18 e Iraklisit. Skuadra e tij ka filluar te prishe disa kontrata me lojtaret e saj, dhe njeri nga ata ishte dhe mbrojtesi rumun Ilie, vendin e te cilit pritet ta zere Andi Lila. Edhe Indrit Fortuzi, qe aktivizohet ne rradhet e Iraklis, pritet te aktivizohet ne kete ndeshje por akoma nuk dihet nese do te filloje si titullar, apo si zevendesues. Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per te dyja skuadrat, jo vetem per te treguar e kush "zoteron" qytetin, por edhe per Aris i cili kerkon te zere nje vend ne Uefa, dhe per Iraklis i cili kerkon te mbijetoje ne superligen greke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›