E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Carlos: Ne fund te sezonit do iki nga Reali

Nga Kastriot Gjini
Mbrojtesi i kombetares Braziliane por dhe i Realit te Madritit ka deklaruar se ne fund te ketij sezoni so te lere skuadren madrilene. I zhgenjyer nga eliminimi i Realit nga Champions League, zhgenjim qe filloi nga gabimi i tij personal ne sekondat e para kunder Bajernit te Mynihut ai ka deklaruar per shtypin " Ka ardhur koha te ndryshoj ambient. Tani u bene 4 sezone qe nuk fitojme asgje. Kam biseduar me Mijatovicin dhe me presidentin, duke i paralajmeruar se nuk do te rinovoj kontraten time. 30 Qershori, data ne te cilen skadon dhe kontrata me Realin, do te jete dhe fundi i aventures sime ne Madrid. Ky eshte sezoni i 11 i 33 vjecarit Roberto Carlos me Realin e madritit. Ne vitin 1996, braziliani ka lene Interin per tu transferuar ne Madrit. Roberto Carlos ka qene nje nga lojtaret baze te skuadres madrilene ne gjithe keto sezone, si ne mbrojtje ashtu dhe ne ndihmen e skuadres ne krijimin e sulmeve, por edhe ka shenuar. Vlera e kartonit te tij arrin vleren e 6 500 000 euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›