Andi Çorri blerja e re e GrosetosShkodrani vlerësohet për lojën e tij, por te Milani nuk ka gjetur shumë hapësirë, dhe kalimi te Groseto konsiderohet si një zgjidhje për të fituar më shumë eksperiencë.

Mbrojtësi Andi Çorri, i formuar në ekipet e moshave të Milanit në Itali dhe lojtar i përfaqësueses U-19 shqiptare, është blerja e re e Grosetos në Serinë B italiane. Lajmi u dha nga menaxheri i futbollistit, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia. Shkodrani vlerësohet për lojën e tij, por te Milani nuk ka gjetur shumë hapësirë, dhe kalimi te Groseto konsiderohet si një zgjidhje për të fituar më shumë eksperiencë.
E Hene, 27 Korrik 2009