Andoni: Ja arsyet pse Presidenti duhet të fliste në Parlament. Gjuha e Bardhit, e ashpër

Presidenti Bajram Begaj nuk u lejua të flasë të hënën në seancën hapëse të parlamentit, për shkak se qëndrimi i tij u paragjykua nga opozita dhe fjalimi u ndal me bllokimin e foltores.
Edhe pse ai foli më vonë nga presidenca, selia e tij prej kryeshtetari, për analistin Ben Andoni, presidenti duhet t’u ishte imponuar deputetëve protestues me mesazh.
Z. Andoni tha se mungesa e guximit nuk e nxori presidentin Begaj në dritë të mirë.
“Sonte presidenti ka pasur momentin më të mirë që të tregonte se ishte president i Shqipërisë. Rrallëherë do i vijë ky moment për të dialoguar me palët politike. Sot ka pasur dy elemente të mrekullueshme: e para, që bien poshtë pretendimet e pjesëve të opozitës dhe e dyta, masakra e Reçakut. Një president i madh del mbi palët edhe nga ana protokollare. Presidenti e ka gjithë tagrin të dalë edhe kur të ikin të gjithë, të flasë në eter ashtu siç ndodhi me kandidatin amerikan për president disa vite më parë. Kështu tregon momentumin politik, së pari. Ka prishur jashtëzakonisht punë në imazhin e tij. Një njeri i rrobës ushtarake se ai nuk stepet para gjërave të tilla.
E gjitha bota po përgatitet për alerte dhe duhet të shohim një president që jo vetëm të mbush, por di të kumtojë. Çfarë mund të rregullojë në politikën shqiptare kur nuk ka guximin të flasë në parlament. Çfarëdo që të bëjë z. Noka dhe të tjerët, edhe sikur në fytyrë t’i bërtisnin, nuk do e godiste njeri, por mjaftonte të artikulohej mirë. Kjo ka nxjerrë në pah një problem shumë të madh: mungesën e këshilltarëve të mirë,” u shpreh z. Andoni.
Deputeti Gazment Bardhi reagoi ashpër në mbrëmje ndaj presidentit Begaj, duke e konsideruar atë palë në konfliktin opozitë-mazhorancë.
“Me çfarë pashë nga fjalimi është i kuruar, por nuk thotë asgjë. Gjuha e z. Bardhi është e papranueshme për shtetin. Kur merr përsipër të përfaqësosh një grup parlamentar, nuk flitet ashtu. Çfarëdo që themi, që artikulojmë, ne ngelemi në nivel parapolitik,” shtoi z. Andoni.
/rtsh.al/