E Martë, 3 Nëntor 2026

Largimi i Maznikut dhe Rusetit, kryebashkiaku Veliaj emëron 2 nënkryetarë të rinj në Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi të hënën emrat e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë më të madhe në vend.

Me largimin rreth 2 muaj më parë të Arbjan Maznikut, për shkak se u emërua si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor nga kryeministri Edi Rama dhe të Anisa Rusetit, e cila ka marrë tashmë detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, në bashki u krijuan dy vende të lira. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar dy nënkryetarë të rinj. Ato janë Frida Pashako dhe Jonida Halili.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›