E Martë, 3 Nëntor 2026

Hoxha: Opozita e Bashës është farsë. Ramën do ta gjunjëzojmë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit’ të PD-së, Lisandër Hoxha, akuzoi Lulzim Bashën se ka bërë opozitë farsë e cila nuk ka bërë asgjë në 2 vite.

“Po vijnë zgjedhjet politike të 2025. Shqipëria e 2024 e 2025 nuk mund të jetë një vend që i mohohen të drejtat opozitës. Edi Rama është një diktator. Lëvizja e PD-së duhet parë si përpjekje për ta kthyer shtetin dhe Shqipërinë në normalitet. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Neve na intereson interesi publik. Rama do opozitë farsë si ajo e Lulit. Çfarë ka bërë opozita e Lulit në 2 vite? Të njëjtin debat e kemi bërë edhe në 2019 kur do dilnim nga Kuvendi. Ka ikur gjysma e kombit. Sulmet ndaj opozitës janë edhe me sponsorizim ndërkombëtar. Protesta te rrugica është qëndresë. Kam propozuar që të ketë protesta në të gjithë Shqipërinë. 45 vite të tjera diktaturë nuk do i lejojmë. Do bëjmë rezistencë deri në kthimin e vendit në kushtetuetshmëri. Partnerët ndërkombëtar janë të shqetësuar. S’është interesi i tyre dhe i Shqipërisë kjo tablo. Qeveria i ka ditët e numëruara. Nuk fitohen zgjedhjet me protesta por ato gjunjëzojnë qeverinë. Opozita e Bashës ka qenë fake.”, tha Hoxha.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›